BËRI SIKUR SE DINTE KUSH ISHTE/ Fansat kapin mat reperin shqiptar me të dashurën (FOTO) – AlpeGossip
BËRI SIKUR SE DINTE KUSH ISHTE/ Fansat kapin mat reperin shqiptar me të dashurën (FOTO)

BËRI SIKUR SE DINTE KUSH ISHTE/ Fansat kapin mat reperin shqiptar me të dashurën (FOTO)

Në shkurt, reperi S4MM përflitej për një lidhje me një vajzë, me të cilën ishte fotografuar muaj më parë në Paris.

I ftuar në emisionin “Mirage”, reperi tha se të gjitha këto ishin të pavërteta dhe se ai s’ia mbante mend emrin vajzës në fjalë.

Mirëpo, fansat e reperit kanë vënë re ca si shumë udhëtime të përbashkëta mes tij dhe një vajze të quajtur Filis, e cila ka një profil në Instagram ku poston foto nga udhëtimet.

Dhe mesa duket, S4MM e shoqëron kudo ajo vete.

Ndonëse ruhen të mos dalin publikisht, ndjekësit e “Prive” kanë spikatur S4MM-in në një prej fotove të postuara nga Filisi në Instagram.

Duket se lidhja e tyre ka nisur tani së fundi, pasi përndryshe, si mund të shpjegohet postimi i reperit për Ronela Hajatin në nëntor të vitit të kaluar?

Ky postim, nuk ekziston më në Instagram-in e tij.