DO TË BËHET SË SHPEJTI PRIND/ Kresha flet për herë të parë për beben (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
DO TË BËHET SË SHPEJTI PRIND/ Kresha flet për herë të parë për beben (FOTO+VIDEO)

DO TË BËHET SË SHPEJTI PRIND/ Kresha flet për herë të parë për beben (FOTO+VIDEO)

Reperi shumë i dashur për publikun Mc Kresha dhe bashkëshortja e tij Erzina Shehu, do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Lajmi i ëmbël u mësua gjatë dasmës së tyre ku Erzina u fotografua me barkun e rrumbullakosur.

Bashkëshortja e reperit pak ditë më parë zbuloi se ata do bëhen me vajzë. Ajo ndërkohë ka postuar edhe foto me barkun e rrumbullakosur ndërsa Kresha është treguar më i rezervuar.

Megjithatë në një lidhje direkt për emisionin “E diell”, Kresha ka treguar se është shumë i përgatitur për t’u bërë baba e për t’u kujdesur për beben. Moderatorët Ervin Kurti dhe Fjoralba Ponari i bënë Kreshës disa pyetje lidhur me bebet dhe Kresha iu përgjigj të gjithave me përpikmëri.