PAS RËNIES DRASTIKE NË PESHË/ Fifi realizon tatuazh me domethënien e veçantë (FOTO) – AlpeGossip
PAS RËNIES DRASTIKE NË PESHË/ Fifi realizon tatuazh me domethënien e veçantë (FOTO)

PAS RËNIES DRASTIKE NË PESHË/ Fifi realizon tatuazh me domethënien e veçantë (FOTO)

Fifi është padyshim një nga këngëtaret më të mira në industrinë e muzikës shqiptare që ka ditur gjithmonë si të vjedhë zemrat e publikut, sidomos me baladat e saj të famshme.

Së fundmi, këngëtarja ka bërë një tatuazh të ri që e ka ndarë me fansat në Instastory, ku shkruan “In vino veritas”, shoqëruar me një gotë verë dhe një trëndafil.

“In vino veritas” është një frazë latine që do të thotë “Në verë qëndron e vërteta”, duke sugjeruar që një person nën ndikimin e alkoolit ka më shumë të ngjarë të thojë mendimet dhe dëshirat e fshehura.

Hë, ju pëlqen?

Ndër të tjera Fifi është komentuar edhe për format e saj trupore për të cilat nuk ka patur kurrë komplekse të flasë hapur dhe të përcjellë mesazhe mjaft domethënëse për të gjitha vajzat që mendojnë se dukja ka më tepër rëndësi se ajo çka ato zotërojnë me zemër e mendje.

Megjithatë, kohët e fundit, autorja e hiti “Zhurëm” ka nisur rrugën e gjatë të ndryshimit, pasi ka vendosur të humbasë disa kilogramë dhe kjo për shkak të shëndetit. Ajo ka treguar në intervista të ndryshme se kilogramët e tepërt po i sillnin probleme serioze shëndetësore.