KEMI DASMË/ Ylli i Hollivudit i jep fund beqarisë me grimieren 19 vite më të re – AlpeGossip
KEMI DASMË/ Ylli i Hollivudit i jep fund beqarisë me grimieren 19 vite më të re

KEMI DASMË/ Ylli i Hollivudit i jep fund beqarisë me grimieren 19 vite më të re

Ai ka qenë i martuar tri herë më parë dhe shpresojmë që kjo e katërta të jetë e vërteta.

Nicolas Cage është gati për t’i dhënë fund beqarisë pasi siç dëshmohet nga mediat, ai ka bërë një kërkesë për një licencë martese të shtunën në Clark County, Nevada.

Aktori 55-vjeçar paraqiti dokumentet dhe listoi të dashurën e tij 36-vjeçare, Erika Koike, si partnerja me të cilën do të lidhë kurorë.

Ata kanë vetëm një vit që janë bashkë, pasi ylli i Hollivudit u fotografua me make-up artisten prillin e kaluar, gjatë xhirimeve në Puerto Rico.

Dyshja është parë shumë rrallë dhe më tepër ka qëndruar jashtë fokusit të mediave dhe daljeve publike.

Ende nuk ka një datë se kur apo ku do të mbahet dasma, por licenca e martesës vlen për një vit, pasi të aprovohet kështu që mund të ndodhë nga momenti në moment!