6 MUAJ PAS MARTESËS/ Justin Bieber jep lajmin e keq për fansat (FOTO) – AlpeGossip
6 MUAJ PAS MARTESËS/ Justin Bieber jep lajmin e keq për fansat (FOTO)

6 MUAJ PAS MARTESËS/ Justin Bieber jep lajmin e keq për fansat (FOTO)

Në shtator të vitit të kaluar, këngëtari me famë botërore, Justin Bieber, i befasoi të gjithë kur kurorëzoi me martesë dashurinë me Hailey Baldwin. Gjithçka mes tyre ndodhi shumë shpejt, pasi çifti u fejua 2 muaj pas njohjes dhe 2 muaj pas fejesës, u kurorëzuan me martesë.

Mirëpo gjatë kësaj periudhe pas kurorëzimit, problemet për Justin nuk kanë qenë të pakta dhe nëpërmjet një njoftimi në profilin e tij në Instagram, ai ka treguar se do të heqë dorë nga muzika. Sipas Justin, shëndeti, familja dhe martesa janë më të rëndësishme për të, ndaj do të bëjë një sakrificë.

Megjithatë, ky është vetëm një vendim i përkohshëm. Justin premton se do të rikthehet sërish akoma më i fuqishëm, pasi të ketë vënë në vijë jetën e problemet e tij, të jetë bërë një mashkull i devotshëm për martesën me Hailey-n dhe një baba shembullor për fëmijët që do të vijnë në jetë.

“Tani jam shumë i fokusuar që të riparoj disa nga problemet e thella që kam, që shumë nga ne mund ti kenë, në mënyrë që të mos rrëzohem, që të mbaj një martesë të lumtur dhe të bëhem babai që dua të jem. Muzika është shumë e rëndëishme për mua, por asgjë nuk vjen para familjes dhe shëndetit tim.”- shkruan ndër të tjera këngëtari në postim.