Çuna iku dhe një! Rovena Stefa: Këtë vit do martohem, mund të jetë pak kinez por… – AlpeGossip
Çuna iku dhe një! Rovena Stefa: Këtë vit do martohem, mund të jetë pak kinez por…

Çuna iku dhe një! Rovena Stefa: Këtë vit do martohem, mund të jetë pak kinez por…

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rovena Stefa është e ftuara speciale në emisionin “BOOM” ku ka zbuluar se këtë vit do i japë fund beqarisë.

Ndërsa fliste për karrierën e saj në Shqipëri dhe Kosovë, Rovena tha se kërkesat e mëdha të publikut për tu martuar do ti realizojë këtë vit, edhe pse nuk ka gjetur ende partnerin e jetës.

Pjesë nga biseda

Fiori Dardha: Je me pushime në Shqipëri se e dimë që prej vitesh je stacionuar në Kosovë?

Rovena Stefa: Nuk jam vetëm me pushime, ndërkohë jam stacionuar edhe këtë. Ne artistët jemi gjithmonë të stacionuar në hapësirë. Studiot muzikore.

Rozana Radi: Akoma nuk kanë filluar datat e koncerteve se po merr vrullin për të nisur koncertet?

Rovena Stefa: Po, jam në përfundimin e një videoje që do dali shumë shpejt, në qershor.

Rozana Radi: Kush e ka kompozuar këngën, kush e ka bërë tekstin, ku janë bërë xhirimet?

Rovena Stefa: Edhe Unaza, edhe kënga e re që do dali është kompozuar nga unë dhe Elisa.

Rozana Radi: Ta sqarojmë për publikun, Elisa është motra e Rovenës që gjatë gjithë karrierës së Rovenës ka qenë pranë saj dhe jam habitur si nuk është bërë këngëtare.

Rovena Stefa: Ma ka lënë mua përplasjen me publikun dhe i pëlqen, është rehat pas kamerave. Të dyja kanë anët pozitive e negative. Por mua kjo pjesa më pëlqen shumë ta bëj.

Rozana Radi: E paguan mirë Elisën?

Rovena Stefa: Plot, për kushtet tona të muzikës, Elisa është e kënaqur, besoj nuk do më lërë akoma.

Rozana Radi: Mirë që su martove ti, po Elisën pse e mban pas vetes?

Rovena Stefa: Jemi martuar bashkë. I them këtë vit duhet ta marrim seriozisht këtë situatë se po na thonë të gjithë kur do të martoheni. Deri tani nuk kam vendosur të martohem se nuk e kam gjetur atë person që mendoj që duhet të martohem. Por meqë thonë të gjithë se duhet të martohem, unë mendoj që ka arritur kulmi, unë këtë vit do martohem.

Rozana Radi: Shqiptar, apo do mendosh?

Rovena Stefa: Edhe kinez pak.