Pak para fillimit të natës së sotme të “Dancing with the stars”, Almeda Abazi ka treguar pamjen me të cilën do të shfaqet sot. Dhe jo as nuk i ka prerë flokët e as nuk ka ndryshuar ngjyrën e tyre.
Por një transformim i prezantueses si kineze ka bërë që ajo thuajse të mos njihet.
Me shkopa në kokë e me buzët e kuqe, Almeda duket fiks si një vajzë aziatike.
Kohët e fundit prezantuesja shumë e dashur për publikun, po eksperimenton shumë me pamjen.