Të dielën mbrëma është mbajtur ndarja e Çmimeve Oscars, ku yjet kanë marrë vëmendje të madhe me paraqitjen e tyre të jashtme.
Aktorja e famshme, Tiffany Haddish, ka shkëlqyer me një fustan të gjatë në ngjyrë të zezë. Vëmendja tërhiqet gjithashtu nga detaji i argjendtë në pjesën e dekoltesë.
Menjëherë sapo e ka parë, publiku shqiptar ka vënë re një detaj mjaft të rëndësishëm te ky fustan.
Ai është i njëjtë me atë që ka veshur aktorja e njohur, Monika Lubonja, në një nga netët e spektaklit të “Big Brother VIP”.
Fustani është stiluar nga stilisti i njohur, Valdrin Sahiti, nga Kosova, i cili ishte i përzgjedhuri nga aktorja e famshme.
Veshja elegante nuk ishte e panjohur për syrin e shqiptarëve të cilët e kishin hasur më përpara, pikërisht në festën e ndërrimit të viteve brenda shtëpisë së BBV.