Rikthehet Armend Rexhepagiqi/ Zbulon pse pranoi të bëhet pjesë e “Kënga Magjike” (VIDEO) – AlpeGossip
Rikthehet Armend Rexhepagiqi/ Zbulon pse pranoi të bëhet pjesë e “Kënga Magjike” (VIDEO)

Rikthehet Armend Rexhepagiqi/ Zbulon pse pranoi të bëhet pjesë e “Kënga Magjike” (VIDEO)

Armend Rexhepagiqi është padyshim një nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare. Ai njihet për muzikën e mirë që ka krijuar dhe për stilin e veçantë në ‘look’ dhe performancë. Prej kohësh i distancuar nga ekrani dhe muzika, e pamë të rikthehej si anëtar i jurisë profesioniste në ‘Kënga Magjike’.

I ftuar në ‘Prive’ ai ka zbuluar të gjitha detajet e propozimit nga Ardit Gjebrea dhe arsyen pse pranoi. “Ishte ditëlindja ime kur më telefonoi Arditi, që është shok i mirë i imi. Më tregoi për anëtarët e tjerë të jurisë dhe më tha që i duhej anëtari i pestë, një person me kualitet (edhe pse nuk tingëllon modeste) që do të ishte i rëndësishëm në atë juri. Më tha që shpesh producentët i kishin kërkuar të më merrte mua, por ai ju ka thënë që më ka ftuar, por nuk pranoja.

Më është dukur aq simpatik në atë moment, sepse ishte i sigurt që nuk do shkoja sa i thash: ‘Mbase pranoj. Më lër 24 orë kohë të mendohem dhe do të them’. Edhe kur pranova nuk e besonte. Tani di të them që jam i lumtur që e pranova këtë ftesë, ndihem shumë mirë”,-ka treguar Armendi.

Ndër të tjera ai tha që nuk e ka marrë malli akoma që të kthehet në skenën e muzikës si këngëtar. “Jam tip i veçantë. Ka momente që kam një super ngopje me skenën dhe nuk dua të dal fare të këndoj, pavarësisht faktit se i kam të gjithë krijimet në mendje”,-ka zbuluar më tej këngëtari. Kujtojmë se Armendi është këngëtar i hiteve “Ti nuk meriton” dhe “Shkel”