Kush janë çiftet shqiptare që LUAJNË me ne si “macja dhe miu”! Nuk pranojnë LIDHJET sepse janë vetëm “MIQ” – AlpeGossip
Kush janë çiftet shqiptare që LUAJNË me ne si “macja dhe miu”! Nuk pranojnë LIDHJET sepse janë vetëm “MIQ”

Kush janë çiftet shqiptare që LUAJNË me ne si “macja dhe miu”! Nuk pranojnë LIDHJET sepse janë vetëm “MIQ”

Në showbizin shqiptar ka shumë çifte që janë bashkë dhe nuk duan ta pranojnë para fansave apo para kamerave. Duke qenë nën vëzhgimin e syrit kurioz të publikut, të famshmit përpiqen shumë që ti mbajnë private lidhjet apo të rejat e fundit nga jeta e tyre, megjithëse duket se është e vështirë.

Përsa i përket lidhjeve ata i mohojnë dhe “gënjejnë” publikun sy për sy pa iu dridhur qerpiku.

Ditën e sotme moderatorja Fatma Methasani si dhe Eni Koçi kanë trazuar prap rrjetin me lidhjet e tyre të fshehta. Me këtë rast AlpeNews.al ju tregon të gjitha çiftet shqiptare që shprehen se janë “vetëm miq”.

Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani

Janë dy kolegë punë që për një periudhë të gjatë kohë kanë punuar së bashku në të njëjtin televizion, “INTv” me programet e tyre respektive. Në jo pak raste ata janë përfolur se janë më shumë se sa miq, por që asnjëherë nuk e kanë pranuar këtë.

Bëhet fjalë për moderatoren Fatma Methasani dhe master-shefin Alfio Rrotani, të cilët kanë qenë shpesh në qendër të vëmendjes mediatike dke u përfolur se janë duke shijuar një romancë mes tyre nisur nga fotot që postojnë në rrjetet sociale dhe nga komentet që i lënë njëri-tjetrit. Mirëpo këto lajme janë mohuar prej të dyve duke thënë se janë vetëm miq.

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj

Dy këngëtarët e njohur Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi prej gati 1 viti po përfliten për një lidhje dashurie mes tyre. Megjithatë dyshja nuk e ka konfirmuar asnjëherë që janë të dashur duke thënë që janë vetëm miq dhe kolegë të mirë.

Ata shfaqen shpesh nën shoqërinë e njëri tjetrit, madje ditën e sotme që Eni kishte ditëlindjen Genci e ka nxjerë për darkë në orët e para të mengjesit. Por gjithsesi po të pyesim Enin sigurisht që e ka nxjerë si një mike.

Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj

Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj janë një nga çiftet e showbiz-it shqiptar që nuk e kanë bërë ende publike lidhjen e tyre, edhe pse kanë dy vite që janë bashkë.

Pavarësisht se kapen MAT shpesh, apo ndajnë komente me njëri tjetrin nëpër postime, Luana nuk e ka pranuar asnjëherë lidhjen. E pyetur sëfundmi për lidhjen e saj te Xing me Ermalin ajo nuk komentoi gjatë duke theksuar se do ruante privatësinë e jetës së saj.

Alba Hoxha dhe Albi Nako

Koreografi Albi Nako dhe balerina e njohur, Alba Hoxha janë përfolur kohët e fundit për një lidhje dashurie mes tyre. Shkak për nisjen e këtyre aludimeve janë bërë udhëtimet e tyre të shpeshta në vende të ndryshme të Europës dhe postimet që ata kanë bërë në rrjetet e tyre sociale.

Pavarësisht këtyre detajeve dyshja e njohur e ka mohuar në mënyrë kategorike një lidhje të mundshme mes tyre, duke thënë se udhëtimet e tyre janë bërë për çështje pune dhe kohën e lirë e kanë shfrytëzuar edhe për të pushuar.

Kiara Tito dhe Butrint Imeri

Gjithmonë është përfolur në media, për historinë e dashurisë së këngëtarit Butrint Imeri dhe moderatores Kiara Tito. Edhe përse shiheshin kudo bashkë, ata vendosën të hidhnin poshtë zërat se janë në një lidhje, duke theksuar se janë vetëm miq dhe asgjë më shumë. Burime për AlpeNews.al treguan se ata janë në një lidhje prej kohësh pavarësisht se nuk duan ta bëjnë publike.

Përgatiti AlpeNews.al/