Nis Edicioni Veror! Ja kush janë 2 moderatoret më të reja që do prezantojnë krah Eni Shehut (FOTO) – AlpeGossip
Nis Edicioni Veror! Ja kush janë 2 moderatoret më të reja që do prezantojnë krah Eni Shehut (FOTO)

Nis Edicioni Veror! Ja kush janë 2 moderatoret më të reja që do prezantojnë krah Eni Shehut (FOTO)

Siç dihet, gjatë verës, larmishmëria e programeve nuk është si në dimër, por me ABC News nuk ndodh kështu pasi këtë muaj do të rikthehet “Edicioni veror”, programi që i mban gozhduar pas ekranit të gjithë ata që vera nuk i gjen në bregdet.
Eni Shehu ka zbuluar se këtë sezon nuk do të jetë vetëm, por do të ketë dy bashkëprezantuese, Genta Hodon dhe Fjorda Llukmani.

Genta do të zbulojë të fshehtat e personazheve, sekretet e bukurisë dhe stilit të plazhit ndërsa Fjorda do të udhëtojë në mrekullitë e pazbuluara të natyrës e ndryshe nga Genta do t’ju njohë me njerëz të pazakontë.

Por nuk mbaron me kaq, pasi këtë verë në “Edicionin veror” do shohim edhe festivalet që mbahen në jug, intervista me VIP-a që kalojnë pushimet në bregdetin shqiptar etj.

Me anë të një postimi në Instastory, Eni Shehu zbulon se “Edicioni veror” do të nisë më 16 korrik e do të transmetohet çdo ditë drejtpërdrejt nga Drimadhesi. “6 vite më parë isha ky tipi. Atëherë as që e imagjinoja se Edicioni Veror do arrinte suksesin që ka sot”, shkruan Eni.