KUR SKANDALET I “RANË PËR PJESË”/ Bukuroshet që u përfshinë nga të afërmit: Nga Viola Spiro tek Eli Fara – AlpeGossip
KUR SKANDALET I “RANË PËR PJESË”/ Bukuroshet që u përfshinë nga të afërmit: Nga Viola Spiro tek Eli Fara

KUR SKANDALET I “RANË PËR PJESË”/ Bukuroshet që u përfshinë nga të afërmit: Nga Viola Spiro tek Eli Fara

Jeta është gjithnjë e mbushur me të papritura por është mjaft e rëndësishme që të dish si t’i përballosh ato.

Njerëzit hasin probleme të shumta në jetë por ajo që dhemb më shumë është t’i shohësh të afërmit në telashe.Sigurisht që gjëra të tilla na ndodhin të gjithëve, njerëz te zakonshëm apo jo.

Por telashet e personazheve të famshëm gjithnjë bëjnë bujë të madhe.

Jo rrallë herë kemi parë e dëgjuar që të afërm të personazheve të skenës përfshihen në gjëra të paligjshme apo telashe të llojeve të ndryshme.

Me anë të një “vëzhgimi” të thjeshtë, ju kemi sjellë disa emra të njohur të skenës të cilët pa dëshirën e tyre janë përfshirë në këtë lloj skandali:

Eli Fara

Ish bashkëshorti i saj ka pasur probleme me drejtësinë dhe njihej  si “Kapo i Bandës së Ҫobenjve”.

Viola Spiro

I dashuri i saj ishte pjesë e një grupi kriminal të narkotrafikut dhe u arrestua gjatë një operacioni të policisë italiane.

Alketa Vejsiu

Vëllai i saj u arrestua para dy ditësh për posedimin e paligjshëm të 4 minave me telekomandë.

Luana Vjollca

I dashuri i saj, Krenar Çoçaj, u përfshi në një sherr  së bashku me vëllain e Unikkatil në një klub nate në Prishtinë.

Rezarta Shkurta

Bashkëshorti i saj, njëkohësisht edhe nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, u arrestua 3 vite më parë nga policia shqiptare në kuadër të një operacioni antidrogë.

Përgatiti: AlpeNews.al