BRAKTISI SERIALET PËR “HOLLYWOOD-IN”/ Aktori i njohur turk dështon në rolin e ri (VIDEO) – AlpeGossip
BRAKTISI SERIALET PËR “HOLLYWOOD-IN”/ Aktori i njohur turk dështon në rolin e ri (VIDEO)

BRAKTISI SERIALET PËR “HOLLYWOOD-IN”/ Aktori i njohur turk dështon në rolin e ri (VIDEO)

Çagatay Ulusoy kohëve të fundit ka qenë ndër aktorët më të komentuar në mediat rozë.

Së pari u përfol për akuzat për trafik droge që ia dëmtuan imazhin ku bën që shumë regjisorë turk të mos merreshin me të.

Më pas është paralajmëruar se ai do të niste karrierën e tij në Hollywood, por dukej se nuk po shkonte edhe aq mirë.

Çatagay u kthye aktori kryesor i serialit më të ri të “Netflix”, me titull “The Protector”. Xhirimet e këtij seriali filluan në muajin mars dhe episodi i parë do shfaqej në shtator.

Megjithatë, sipas “Enn Magazine” zyrtarët e “Netflix” kanë udhëtuar drejt Turqisë për të gjykuar serialin dhe kanë mbetur të pakënaqur.

Ata thanë se episodet e para të serialit nuk ishin si dëshiruan ata dhe se Ulusoy mund të aktronte më mirë. Shumë nga skenat e tij nuk janë publikuar…

Sido që të jetë, aktori më i pashëm turk ka ndarë pjesë nga roli i tij i ri.