Ditën e sotme, moderatorja dhe aktorja e njohur, Jonida Vokshi dhe partneri i saj Besnik Krapi u bënë prindër për herë të parë. Ishte fillimisht Besniku ai që dha lajmin e bukur, duke zbuluar edhe emrin e veçantë që kanë zgjedhur për vogëlushen, Emi. Pas tij edhe Jonida ka ndarë në llogarinë e saj foton më të ëmbël me të sapolindurën, e cila i ka shtrënguar gishtin.
“Nuk me pushojne akoma lotet e lumturise!
Totalisht dashuri e nje tjeter dimensioni!
Nje jete e re, tashme dedikuar ty e vogla ime, EMI jone @besnikkrapi Isha shume me fat qe gjate gjithe shtatezanise u ndoqa dhe solla ne jete kete mrekulli tek @spitalihygeiatirane, me kushtet dhe stafin me te mire dhe pike! Mirenjohje U ndoqa nga doktoresha me e mire e Hygeas dhe ne bote qe ma ka bere te lehte e te bukur cdo etap te kesaj periudhe, Kristina Kosta.Doktoreshe Kristina, je fantastike, si mjeke dhe si njeri
Faleminderit Aferdita, Moza e te gjithe doktoreshat,mamite e ketij spitali, qe me ndihmuan ne lindjen natyrale.
Por mbi gjithcka FALEMINDERIT ZOT per kete mrekulli ndjesi me te cilen me bekove”, shkruan ajo.
Me siguri Jonida dhe Besniku janë duke përjetuar momentet më të bukura teksa munden të mbajnë në krahë frytin e tyre të dashurisë.