VIDEO/ Historia e padëgjuar e dashurisë së çiftit Trebicka: I di dhe kohën kur merr frymë… – AlpeGossip
VIDEO/ Historia e padëgjuar e dashurisë së çiftit Trebicka: I di dhe kohën kur merr frymë…

VIDEO/ Historia e padëgjuar e dashurisë së çiftit Trebicka: I di dhe kohën kur merr frymë…

Ata kanë një rrugëtim të gjatë jetësor të mbushur me dashuri për njëri-tjetrin dhe pasion për profesionin.

Bëhet fjalë për çiftin Alfred dhe Violeta Trebicka. Ata ishin sot të ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë” në Tv Klan nga ku treguan historinë e tyre të dashurisë.

“Ne jemi njohur në gjimnaz. Kur iknin njerëzit me anije ne të dy ishin në Qeparo të arratisur. Në atë kohë unë do të konkurroja për aktrim dhe më duhej të punoja me një pedagog. Por Fredi ishte student i dalluar dhe vëllai im e kishte shok. Fillova të punoj me të dhe asgjë tjetër më shumë. Filluam të miqësoheshim shumë dhe kur fillova shkollën dhe bëmë një punë bashkë u dashuruam. Kam qenë në vit të dytë të shkollës së lartë”, rrëfeu Violeta Trebicka.

Ndërkohë aktori shtoi se ata kanë qëndruar shumë kohë bashkë për një periudhë dhe filluan ta njohin edhe më mirë njëri-tjetrin.

“Ishte një periudhë që rrinim aq shumë bashkë. Kur rri shumë me një person fillon e njeh në inde, i di dhe kohën kur merr frymë. Dhe kur janë të sekseve të ndryshme ndodhin alkimira të tjera”, shtoi aktori./tvklan.al