VIDEO/ Modelja shqiptare në lidhje me aktorin e famshëm të serialit Sarasvatiçandra flet për dashurinë – AlpeGossip
VIDEO/ Modelja shqiptare në lidhje me aktorin e famshëm të serialit Sarasvatiçandra flet për dashurinë

VIDEO/ Modelja shqiptare në lidhje me aktorin e famshëm të serialit Sarasvatiçandra flet për dashurinë

Sot është një ditë e veçantë për të gjithë të dashuruarit. Është Shën Valentini, një festë që celebron dashurinë. E pikërisht sot në studion e “Rudina” është rrëfyer një dashuri filmash.

Bëhet fjalë për një modele shqiptare që tashmë jeton në Indi, Ilda Kroni, e cila është në një marrëdhënie me aktorin e njohur indian Ashish Kapoor, i njohur si Kabir në serialin Sarasvatiçandra.

Në një lidhje direkte në “Skype” ata rrëfyen historinë e tyre të dashurisë.

“Ne jemi njohur në një event, rastësisht. Unë nuk e njihja Ashishin pasi nuk shoh telenovela. Ne ishim të ftuar të dy në event dhe Ashish filloi të më ‘gjuajë’ dhe të hidhte kunja. Aty filluam të flasim, më pas në “Instagram” dhe më pas filluam të takoheshim pak nga pak”, tha Kroni.

Ndërkohë Ashish Kapoor shtoi se fillimisht tek Ilda e ka tërhequr buzëqeshja e saj dhe mënyra se si trajton të tjerët.

“Gjëja e parë që më tërhoqi tek Ilda ka qenë buzëqeshja. Përmes buzëqeshjes mund të shohësh shpirtin e saj dhe mund të them se është shpirt i bukur. Por nëse më parë shihja buzëqeshjen, sytë, etj, tashmë gjërat kanë ndryshuar, e njoh më mirë dhe shikoj se si i trajton njerëzit me dashuri”, tha aktori.