PRISNIM LAJME NGA DASMA E SARËS/ Vajzat na befasuan me postimet e tyre (FOTO) – AlpeGossip
PRISNIM LAJME NGA DASMA E SARËS/ Vajzat na befasuan me postimet e tyre (FOTO)

PRISNIM LAJME NGA DASMA E SARËS/ Vajzat na befasuan me postimet e tyre (FOTO)

Lori Hoxha dhe Sara Hoxha na bënë të gjithëve kuriozë me disa foto nga avioni privat, me të cilin u nisën për në Itali, aty ku do të mbahet dhe dasma e madhe.

Teksa të gjithë prisnim ndonjë lajm nga ceremonia e martesës së Ledionit me Sarën, kjo e fundit bashkë me motrën dhe dy shoqet e ngushta Sonela dhe Anxhella kaluan natën bashkë mbrëmë.

Mikja e përbashkët Sonela festoi 29-vjetorin dhe vajzat dolën jashtë për ta festuar. Nuk munguan fotot dhe videot e publikuara në Instagram.

Në njërën prej tyre vajzat shiheshin duke ecur në rrugë si të kishin zbritur nga pasarelat dhe na bënë ta harrojmë ditëlindjen e Kylie Jenner.

Sigurisht që një vëmendje të madhe na tërhoqi fustani vezullues i Lorit, e cila nuk ishte rezervuar aspak në këtë ditë.