MORI FUND/ Çifti i famshëm ndahet pas 4 muajsh lidhjeje dhe shkak u bë... - AlpeGossip
MORI FUND/ Çifti i famshëm ndahet pas 4 muajsh lidhjeje dhe shkak u bë…

MORI FUND/ Çifti i famshëm ndahet pas 4 muajsh lidhjeje dhe shkak u bë…

Kate Beckinsale dhe Pete Davidson i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas gati katër muajsh.

Një burim tha për “People” se ata janë ndarë dhe se gjërat mes tyre përfunduan në mënyrë miqësore.

“Ishte distanca e largët. Ata janë ende miq, por thjesht nuk funksionoi. U përpoqën ta bënin të funksiononte deri kohët e fundit, por tani mori fund”.

Aktorja 45-vjeçare dhe Davidson, 25 vjeç, u panë për herë të parë në festën e Golden Globe në janar.

Dhe në fillim të shkurtit, Beckinsale ishte pranë Davidson në shfaqjen e komedisë së tij në Los Angeles.

Të dy u larguan  dorë për dore prej aty, duke konfirmuar kështu lidhjen romantike.

Më pas ata u panë duke shijuar një lojë hokej në Madison Square Garden në New York City.

Lidhja e tyre u komentua shumë për vetë faktin e diferencës në moshë por edhe sepse Pete sapo i kishte dhënë fund një lidhjeje me Ariana Granden.

E pyetur për raportin e tij me Kate, Ariana shprehu pëlqimin e saj në shkurt të 2019-s.

Pa u menduar shumë gjatë, ajo tha: “Shumë të lezetshëm!”