Historia e dashurisë së Stresit dhe Kejsit rikthehet herë pas here në qendër të vëmendjes, si pasojë e uljeve dhe ngritjeve në romancën e tyre. Pak ditë më parë, në një lidhje për “Ftesë në 5”, ishte e ëma e reperit ajo që shprehu dëshirën që të birin ta shihte pranë Kejsit, megjithatë siç theksoi dhe vetë ajo, kjo mbetej në dorën e çiftit. Sot, me foton e fundit të postuar në rrjet, Kejsi dëshmoi se raporti mes saj dhe Stresit është në ditët më të mira.
“FOTOT KUSH T’I BËN TËN TY”? Mjaftoi një koment i Stresit për të sqaruar përfundimisht marrëdhënien e tij me Kejsin
Ajo postoi një foto ku shihet pranë një makine të kuqe, me shikimin drejtuar nga horizonti. “Fotot kush t’i bën ty?”, ka qenë komenti i Stresit që ka tërhequr vëmendjen, ndërsa përgjigja e Kejsit ka treguar gjithçka. “Arkimedi im”, ka komentuar ajo, duke iu drejtuar reperit në emër. Epo, duket se çifti i është rikthyer normalitetit dhe problemet mes tyre janë zgjidhur përfundimisht. /News31.al