“PO FLET MË SHPEJT SE ITALIANËT…”/ Alketa huton Amadeusin në Sanremo: Ku po shkon? – AlpeGossip
“PO FLET MË SHPEJT SE ITALIANËT…”/ Alketa huton Amadeusin në Sanremo: Ku po shkon?

“PO FLET MË SHPEJT SE ITALIANËT…”/ Alketa huton Amadeusin në Sanremo: Ku po shkon?

Prezantuesja shqiptare Alketa Vejsiu ka lënë pa fjalë dhe ka shtangur Amdeusin gjatë bashkë moderimit në natën e tretë të festivalit në Sanremo. Teksa ngjitet në skenë për të prezantuar këngën e radhës, Alketa rrëmben të gjithë vëmendjen duke falenderuar italianët për mundësinë e dhënë dhe për realizimin e ëndrrës së saj.E teksa falenderimeve të shumta nuk po u vinte fundi, Amadeusi u duk sikur kaloi ‘në krizë’ nga mënyra se si prezantuesja shqiptare po fliste. Ai i vuri në dukje faktin që fliste shumë shpejt italisht, por me humor dhe ‘thumbim’ njëkohësisht i kërkoi të kalonin në prezantimin e këngës së radhës, pasi më ritmin e Alketës mund të mbaronte festivali pas orës dy të natës.

Pjesë nga biseda mes Amaduesit dhe Alketës

Amadeus: Po flet me një shpejtësi marramendëse…ua nuk ndalon…por ti je shumë e shpëjtë.po flet më shpejt se një italian. Shiko se mund të fillojmë të prezantojmë ndonjë këngë e jo të vaazhdojmë të flasim…po folëm e folëm kështu mund të mbarojmë në 2 të natë…

Alketa: Po, por dua të them edhe një gjë të rëndësishme

Amadeus: Po, po më thuaj

Alketa: Po dua të përshëndes të gjithë shqiptarët, I dua.. sidomos ata që jetojnë në Shqipëri. ah, edhe një gjë…  

Dhe vazhdon të ikë e të ngjisë shkallët. Amadeus hutohet fillon të shikojë majtas djathta

Amadeus: Po çfarë po bën? Alketa, po ku po shkon…

Alketa: U ngjita sepse shiko…unë fizikisht i kam zbritur këto shkallë ndërsa simbolikisht i kam ngjitur. Kjo është pika më e lartë e karrierës time. Faleminderit Itali! Faleminderit!

Alketa Vejsiu është e para moderatore shqiptare që ju besua drejtimi i spektaklit më të ndjekur të muzikës italiane, “Sanremo”. Ajo prezanoi krah Amadeus në natën e tretë të këtij festivali, ku bashkëprezantues ishin edhe Roberto Benigni me Georgina Rodriguez, partnerja e futbollistit Cristiano Ronaldo.  Prezantuesja Alketa Vejsiu, ka qenë në qendër të lajmeve për festivalin e RTSH 2019, për shkak të fustaneve që ndërroi dhe për faktin që këndoi disa herë gjatë prezantimit, por po bën edhe xhiron e mediave italiane pas spektaklit ‘Sanremo’.