NË DITËLINDJEN E PARË TË NOAS/ Rona Nishliu ndan momentin romantik me bashkëshortin, ja çfarë thotë ajo në FOTO – AlpeGossip
NË DITËLINDJEN E PARË TË NOAS/ Rona Nishliu ndan momentin romantik me bashkëshortin, ja çfarë thotë ajo në FOTO

NË DITËLINDJEN E PARË TË NOAS/ Rona Nishliu ndan momentin romantik me bashkëshortin, ja çfarë thotë ajo në FOTO

Rona Nishliu ka pasur festë në familje! Vajza e saj e vogël festoi ditëlindjen e saj të parë dhe prindërit u kujdesën që të organizonin një festë intime me dekor fantastik.

Në mesin e postimeve festive, këngëtarja ka publikuar dhe një foto mjaft romantike ku shfaqet pranë bashkëshortit të dy të përqafuar, dhe ai duke i dhuruar një puthje në faqe.

Nuk ka munguar komenti ngacmues i Ronës në postim e cila shprehet se bashëkshorti i saj gjithnjë kombinohet me ambientin pa dashur.

“Ky djalë, kombinohet mirë me ambientin, gjithmonë! Pa dashje ndodh dhe mua m’vjen inat 🤣”, ka shkruar ajo.

Në muajin korrik të vitit që lamë pas, këngëtarja Rona Nishliu u bë nënë për herë të parë.

Ajo solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzoi me emrin Noa. Këngëtarja i dha fund beqarisë vitin që lamë pas, në një ceremoni private dhe në sy ra thjeshtësia e saj.