“JETA ËSHTË PLOT SURPRIZA…”/ Ditë zie për Sindin e “Për’puthen”, humb njeriun e dashur – AlpeGossip
“JETA ËSHTË PLOT SURPRIZA…”/ Ditë zie për Sindin e “Për’puthen”, humb njeriun e dashur

“JETA ËSHTË PLOT SURPRIZA…”/ Ditë zie për Sindin e “Për’puthen”, humb njeriun e dashur

Konkurrentja e Për’puthen, Sindi ka humbur gjyshin e saj. Këtë lajm e ka bërë me dije vetë ajo përmes një postimi në rrjetet sociale.

Sindi shkruan se jeta është plot surpriza dhe ndonjëherë vendos të na suprizojë hidhur, por e rëndësishme është të jesh gjithmonë me njerëzit që do, duke e krahasuar kështu me rrugëtimin e gjyshit të saj.

“Jeta është plot me surpriza. Herë na surprizon ëmbël e herë hidhur. Kur na surprizon ëmbël, gëzohemi dhe zemra na bëhet mal, kur na surprizon hidhur qajmë deh zemra duket sikur na ngushtohet e fryma na merret. Jeta është një karusel ndjenjash. E bukura është të jesh gjithmonë me njerëzit më të dashur në këtë karusel dhe është e sigurt që do të kesh një udhëtim shumëngjyrësh. E kështu ishte dhe jeta jote gjysh i dashur… Do mbetesh gjithmonë në zemrat tona”, ka shkruar Sindi në postimin e saj në InstaStory, krahas së cilës ka vendosur një shirit të zi.

Kujtojmë se konkurrentja Sindi Loci u rikthye në “Për’puthen” para pak ditësh pas një deklarate në rrjete sociale se dëshironte t’i kërkonte falje Julit për debatin e “vajit të Borshit”, produksionit dhe publikut. Mirëpo, pasi u rikthye në emision, Sindi u vendos përballë Julianit dhe nuk vendosi t’i kërkojë falje, por t’i kërkojë llogari për batutën e tij.