JENI GATI? Ky fustan zonjushash do t'ju fiksojë (FOTO) - AlpeGossip
JENI GATI? Ky fustan zonjushash do t’ju fiksojë  (FOTO)

JENI GATI? Ky fustan zonjushash do t’ju fiksojë (FOTO)

Nëse ekziston një lloj printi që s’do ta shihni kurrë jashtë garderobës, është ai me pika. Përshtatet lehtë me çdo stil veshjeje dhe i shkon kujtdo.

Sigurisht fuqia e këtij printi është edhe më prezent në fustane! Kujto këtu fustanin e Julia Roberts tek “Pretty Women”.

Një fustan i tillë, mund të jetë shumë i përballueshëm dhe sërish të dukeni të veshura shtrenjtë. Përpos kësaj, mendoni për historinë që fshihet pas printi. Christian Dior, Marilyn Monroe dhe Elizabeth Taylor ishin fanse të çmendura të fustanit super chic!

Fustanet që do t’ju frymëzojnë më poshtë para se të bëni pazaret e verës, mund t’i gjeni tek Zara, Mango apo Topshop, me çmime që do t’i dashuroni.

Mos harro të kombinosh pikat me aksesorë dhe këpucë të veçanta.

E kemi parë kudo, por kjo na bën vetëm ta duam më shumë!

Chic!

E dëgjoni thirrjen e dallgëve?

Mund ta vishni në dasmë, në zyrë, me pushime dhe kudo tjetër.

Lozonjar dhe i lezetshëm!

Ky do t’ju bëjë të mos djerësisni edhe në ditët më të nxehta

Mbrëmjet e verës janë më të bukura me këtë fustan!

Të gjithave na duhet në dollap një fustan alla Kate Middleton.