Për pak FAMË bëjmë gjithçka! Shqiptaret që sfiduan të ftohtin dhe u zhveshën në dëborë (FOTO) – AlpeGossip
Për pak FAMË bëjmë gjithçka! Shqiptaret që sfiduan të ftohtin dhe u zhveshën në dëborë (FOTO)

Për pak FAMË bëjmë gjithçka! Shqiptaret që sfiduan të ftohtin dhe u zhveshën në dëborë (FOTO)

Reshjet e dendura kanë përfshirë gjithë vendin. Dëbora ka mbushur malet dhe ka arritur edhe në Malin e Dajtit, të cilin mezi presin ta vizitojnë banorët e Tiranës këtë fundjavë. E sigurisht, me këto pamje përrallore nuk mund të mungojnë fotot në dëborë që tashmë kanë nisur të publikohen në rrjetet sociale edhe nga personazhe të njohur të televizionit.

Ato më të veçantat mbeten fotot provokuese që disa nga femrat e famshme shqiptare kanë realizuar duke sfiduar temperaturat dhe duke u zhveshur. Ne po ju sjellim disa nga femrat më të njohura të ekranit shqiptar, që kanë pozuar me bikini dhe janë zhveshur për të sfiduar të ftohtin:

Sara Kapo
Rastet e pakta të dëborës që bie në Tiranë duhen dëshmuar. Ndaj dhe vajza e aktores Ema Andrea, Sara Kapo e ka shijuar borën në një mënyrë paksa “të çmendur”. Ajo ka veshur rrobat e banjës, ka vendosur syzet dhe është bërë gati për plazh! Bashkangjitur me foton ajo shkruan: “Nuk e di mami, njerëzit thonë borë, unë qenkam qorre përfundimisht”.

Bleona Qereti
Nuk kishte sesi të mungonte një video e Bleona Qeretit me bikini në dëborë. Këngëtarja vendosi ta mbyllë vitin 2017 ashtu si di ajo: Duke u zhveshur. Bleona ka uruar edhe Vitin e Ri, teksa së bashku me një mikeshën e saj u futën në një xhakuzi, në mes të dëborës në Zvicër.

Posted by Bleona on Sonntag, 31. Dezember 2017

 

Diellza Kolgeci
Ndër të parat shqiptare të njohura që ka sfiduar të ftohtin, ka qenë Diellza Kolgeci. Bukuroshja nga Kosova duket se nuk i ka problem temperaturat e ulëta pasi ka dalë në borë me rroba plazhi. Ajo ndodhej në Bansko ku temperatura shënonte -23 gradë së bashku me shoqen e saj të ngushtë, nga ku dhe postuar dhe fotot nga dëbora.

Genta Ismaili
Këngëtarja Genta Ismaili ka publikuar së fundi një fotografi nga pushimet dimërore. Ajo shfaqet në një pishinë të hapur, përkundër temperaturave të ulëta. Madje, shihet se përreth këngëtares ka edhe borë, por Genta njihet për sakrificat që bën për foto të bukura!

Einxhel Shkira
Moderatorja shqiptare, Einxhel Shkira, ka pozuar gjithashtu në borë. Ajo është zhveshur duke realizuar foto provokuese me një peizazh të mbuluar nga bora. Edhe pse fotot janë realizuar ne një vend me temperatura të ulëta, modelja duket shumë e nxehtë. Megjithatë, vetëm ajo e di sa ftohtë mund të ketë pasur gjatë realizimit të setit.

Olta Sheta
Olta Sheta është njohur nga publiku i gjerë edhe falë pjesëmarrjes në “Big Brother”. Motra e futbollistit Arjan Sheta, e cila tashmë është shndërruar në një bionde ka publikuar një set fotografik, thuajse e zhveshur, në dëborë. Për realizimin e këtyre fotove, ajo thotë se ka kaluar një torturë të vërtetë, por se gjithçka ia ka vlejtur.

 

Isida Mollaymeri
Tundimit për të pozuar në dëborë nuk i ka shpëtuar as balerina e Teatrit të Operas dhe Baletit, Isida Mollaymeri. E veshur me fustan dhe pellush, bukuroshja ka “ngritur” temperaturat me linjat e saj joshëse.

Burimi: Iconstyle.al