"Ti e di sa shumë të dua, do të vij për..."/ Kush është mashkulli që përloti Ildën (VIDEO) - AlpeGossip
“Ti e di sa shumë të dua, do të vij për…”/ Kush është mashkulli që përloti Ildën (VIDEO)

“Ti e di sa shumë të dua, do të vij për…”/ Kush është mashkulli që përloti Ildën (VIDEO)

 

E ftuar pasditen e sotme në “Rudina” për të folur për një projekt të ri që do të nisë së shpejti në Digitalb, Ilda Bejleri rrëfeu edhe shumë detaje nga jeta e saj private dhe raportin e ngushtë me familjen dhe sidomos vëllanë.

Megjithëse të gjithë jemi mësuar ta shohim në programet sportive, në fillim të marsit, Ilda do të vijë me një profil tjetër në Dititalb, një program argëtues që u dedikohet balerinëve shqiptarë në botë. Një prej tyre është edhe Bledi, vëllai i saj.

Pak para se të vijë në Shqipëri për një mbrëmje gala, Bledi Bejleri i kishte përgatitur një videomesazh motrës së tij për ta përshëndetur e uruar për produksionin e ri.

Bledi jeton në Gjermani dhe është solist i një prej teatrove më të rëndësishëm atje. “Motra, për një muaj do të vij në Shqipëri, në Pallatin e Kongreseve. T’u tregojmë të gjithëve se kush jemi. Të përshëndes, je motra më e mirë në botë. Nuk kam çfarë të them më tepër, ti e di se sa të dua. Mezi po pres të shihemi në Tiranë”,- tha se Bledi në mesazhin e tij.

Edhe pse kishte menduar se mund të kishte një surprizë, nga natyra e intervistave që ka “Rudina”, Ilda u emocionua shumë dhe e kishte të vështirë t’i përmbante lotët. “Lidhja me Bledin është shumë e fortë, ashtu si me të gjithë familjarët. Ne, si familje kemi sakrifikuar shumë për njëri-tjetrin. Bledin nuk e shoh shpesh, por jam shumë e lumtur dhe krenare që kam një vëllai si ai”,- tha Bejleri.

Duke rrëfyer magjinë për baletin dhe pasionin që ka pasur që fëmijë për t’u bërë balerinë, Ilda kujton edhe spektaklin e kërcimit “Dance ëith me”, në të cilin, siç tha jo kishte ëndërr të kishte një kujtim me Bledin. Derisa ia arriti. Por aq shpesh e kishte shprehur si dëshirë, saqë të gjithë në Dance mezi e prisnin…. Ishte emocionuese t’i shikoje në skenë vëlla e motër – një kujtim i paharruar.