NDRYSHUAN STATUSIN NË RRJETET SOCIALE/ Ja si qëndron e vërteta e martesës së Fjolla Morinës me Fisnikun (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
NDRYSHUAN STATUSIN NË RRJETET SOCIALE/ Ja si qëndron e vërteta e martesës së Fjolla Morinës me Fisnikun (FOTO+VIDEO)

NDRYSHUAN STATUSIN NË RRJETET SOCIALE/ Ja si qëndron e vërteta e martesës së Fjolla Morinës me Fisnikun (FOTO+VIDEO)

Pak ditë më parë në mediat rozë u shpërnda me shpejtësi lajmi se Fjolla Morina dhe Fisnik Syla ishin martuar. E gjithë kjo nisi për shkak të një postimi në rrjete sociale, ku dyshja shihej se e kishin ndryshuar statusin duke e bërë “Të martuar”. Mirëpo këto aludime nuk janë të vërteta, sepse Fjolla dhe Fisnku nuk e kanë kurorëzuar ende dashurinë e tyre.

Prive ka mësuar se dyshja nuk janë celebruar e as nuk kanë organizuar në fshehtësi ndonjë dasmë. Ata e kanë ndryshuar statusin në rrjete sociale, sepse ndihen si të martuar. Fjolla dhe Fisniku kanë vendosur që ta ndërmarrin këtë hap të madh, vetëm pasi të qartësojnë çështjet ligjore që janë hapur nga organet e drejtësisë, pasi këngëtarja u kap me një armë zjarri në Morinë disa muaj më parë. Dita e martesës nuk do të jetë e largët për ata, por nuk ka ardhur ende.

Ndërkohë Fjolla e ka marrë propozimin për martesë nga Fisniku kohë më parë. Biznesmeni e surprizoi këngëtaren në mënyrën më të bukur, duke i propozuar me një unazë diamanti dhe një tufë të madhe me trëndafila ku mes tyre ishte formuar shkronja F me disa trëndafila të bardhë.