SELENA GOMEZ EDHE STILISTE/ Dizejnon vetë rrobat e banjës për të fshehur shenjat e transplantit të veshkës – AlpeGossip
SELENA GOMEZ EDHE STILISTE/ Dizejnon vetë rrobat e banjës për të fshehur shenjat e transplantit të veshkës

SELENA GOMEZ EDHE STILISTE/ Dizejnon vetë rrobat e banjës për të fshehur shenjat e transplantit të veshkës

Të gjithë e dimë se disa vite më parë Selena Gomez kaloi një periudhë tepër të vështirë, për shkak të një transplanti në veshka.

Duke qenë se ajo vazhdon të ketë shenja në trup për shkak të operacionit, ka vendosur që të marrë vetë përsipër dizajnim e një palë rrobabanje, që nuk zbulojnë asgjë. Asistentja dhe mikja e Gomez, Theresa Mingus sapo ka lançuar koleksionin e saj të ri të rrobabanjove dhe për tre modele ka bashkëpunuar me këngëtaren.

“Dizajni që unë bëra, njëri prej tyre, kishte bel të lartë dhe një rrip. Unë kam bërë një transplant veshke dhe më pëlqejnë rrobat e banjës që mbulojnë shenjat dhe më bëjnë të ndjehem mirë”, ka thënë Selena në videon për lançimin e veshjeve.

Rrobat e banjës që ka stiluar këngëtarja janë të një stili retro dhe duken mjaft të veçanta.

Kujtojmë se Selena Gomez ka bashkëpunuar shpeshherë edhe me kompani të mëdha veshjesh, sepse gjithmonë është shquar për stilin e saj dhe imazhin pozitiv që përcjell në publik.