“NDONJËHERË TË KAFSHOSH…”/ Dafina Zeqiri na surprizon me postimin më të fundit, por për kë? – AlpeGossip
“NDONJËHERË TË KAFSHOSH…”/ Dafina Zeqiri na surprizon me postimin më të fundit, por për kë?

“NDONJËHERË TË KAFSHOSH…”/ Dafina Zeqiri na surprizon me postimin më të fundit, por për kë?

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të lançojë projekte shumë unike.

Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh. Dyshja e ndërpreu lidhjen e tyre për një periudhë, por më pas duket se ‘dashuria triumfoi’ dhe tanimë janë bashkë më të lumtur se kurrë

Një ‘thumb’ për kë? Dafina Zeqiri na surprizon me

Por vetëm pak para minutash, këngëtarja ripostuar në Instastory, një postim të saj në “Twitter” ku shkruan se: “Ndonjëherë të kafshosh gjuhën tënde nuk funksionon…”.

Duket se ky mund të jetë një thumb për dikë, por ende nuk e dimë se për çfarë bëhet fjalë konkretisht. Teksa jo vetëm kaq, por në foto Dafi ka treguar dhe gishtin e mesit. Epo, mesa duket dikush e ka mërzitur me të vërtetë bukuroshen.