E VESHUR E GJITHA ME TË ZEZA/ Fjolla Morina bën atë që nuk pritej për ish-partnerin – AlpeGossip
E  VESHUR E GJITHA ME TË ZEZA/ Fjolla Morina bën atë që nuk pritej për ish-partnerin

E VESHUR E GJITHA ME TË ZEZA/ Fjolla Morina bën atë që nuk pritej për ish-partnerin

Jeta private e këngëtares së njohur, Fjolla Morina, ka qenë gjithmonë e komentuar. Disa vite më parë në media qarkulloi lajmi se partneri i saj kishte ndë.rr.uar je.të. Lidhur me këtë histori Fjolla ka folur shumë pak, mirëpo herë pas here në postimet e saj në rrjetet sociale nuk ngurron që ta kujtojë atë.

Së fundmi nëpërmjet një postimi, këngëtarja e njohur ka zbuluar se do të sjell një këngë që do t’i dedikohet ish-partnerit. Ajo ka publikuar një foto në ‘Instagram’ ku shihet e tëra e veshur me një fustan të zi dhe pranë fotos ka dhënë lajmin për fansat.

“Asnjëherë nuk e dimë se si mund t’i hum.ba.sin njerëzit e dashur…Ndaj sa i kemi afër le t’i themi më shpesh që i duam shumë. Kënga e re së shpejti.”, ka shkruar këngëtarja pranë fotos duke sqaruar se kjo këngë që titullohet ‘Si ta pranoj’ është dedikim.