MODERATORJA E NJOHUR PRAG DIVORCIT/ I biri përleshet me të atin për mamanë – AlpeGossip
MODERATORJA E NJOHUR PRAG DIVORCIT/ I biri përleshet me të atin për mamanë

MODERATORJA E NJOHUR PRAG DIVORCIT/ I biri përleshet me të atin për mamanë

Një takim i rastësishëm mes Kevin Hunter I Riu dhe babait Kevin Hunter, ka përshkallëzuar në sherr të dhunshëm duke thirrur edhe policinë.

Djali i moderatores së famshme amerikane Wendy Williams, u përfshi në një përleshje me të atin në parkingun poshtë shtëpisë së tyre, pa dijeninë e së ëmës. Burime për “TMZ” tregojnë se shkak për këtë debat që përfundoi në dhunë ishte divorci mes Kevin Hunter dhe Wendy Williams.

Të tjera burime bëjnë të ditur se sherri përfundoi me babain që e bllokonte të birin duke i mbajtur kokën, si një mënyrë për të ndaluar situatën të përshkallëzonte më tepër.

Sipas babait Kevin Hunter, Wendy po tenton t’i bëjë “shplarje truri” djalit të tyre. Ai parapëlqeu të mos ngrejë akuza ndaj të birit, megjithatë policia po vijon të hetojë përplasjen baba- bir.

Williams kërkoi divorcin në prill. Ndarja erdhi mes aludimeve se ai ishte baba i një fëmije jashtë martese. Kevin Hunter nuk e mohoi, duke u shprehur për “People”:

“Nuk jam krenar për veprat e mia të fundit”.