“NUK FLAS KOT”/ Iliri për Einxhel: Jashtë do jemi miq, kemi pika… – AlpeGossip
“NUK FLAS KOT”/ Iliri për Einxhel: Jashtë do jemi miq, kemi pika…

“NUK FLAS KOT”/ Iliri për Einxhel: Jashtë do jemi miq, kemi pika…

Është diskutuar herë pas here se banorët që debatojnë më shumë në “Big Brother VIP”, jashtë mund të jenë shumë miq. Disa e kanë pranuar këtë fakt, e të tjerë kanë thënë se duket e pamundur.

Mbrëmë pas spektaklit të BB VIP teksa po qëndronin jashtë duke shijuar nga një pije, Iliri u shpreh se me Einxhel jashtë mund të jenë miq, pasi kanë pika të përbashkëta.

Biseda mes Ilirit dhe Einxhel:

Iliri: Unë për një gjë besoj se me Einxhel, jashtë do jemi miq. Einxhel ka gustot e mia, unë kam këtë nuhatje. Më shiko në sy

Einxhel: Edhe pse ndoshta isha te lista e atyre që jashtë kurrë, por ndoshta edhe nuk isha

Iliri: Ajo do të më nominojë, do ta nominoj, po shumë jashtë me Einxhel kemi pika të përbashkëta. E kam me gjithë mend, nuk flas kot.