Firma e njohur e veshjeve djeg 28 milionë paund rroba vetëm të mos blihen nga “NJERËZIT E GABUAR” – AlpeGossip
Firma e njohur e veshjeve djeg 28 milionë paund rroba vetëm të mos blihen nga “NJERËZIT E GABUAR”

Firma e njohur e veshjeve djeg 28 milionë paund rroba vetëm të mos blihen nga “NJERËZIT E GABUAR”

“Linja luksoze e veshjeve, e famshme për firmën e saj ‘Burbery’, ka shkatërruar 90 milionë paund produkte në pesë vitet e shkuara, raportohet nga The Times”.

Nga brenda firmës thonë se kjo bëhet për të mbrojtur markën dhe për të ndaluar që produktet e saj të shiten me çmime të ulura në ‘tregun gri’ tek ‘njerëzit e gabuar’.

Burberry, e cila është vlerësuar 9.6 milionë paund nga Forbes, thuhet se përdorë incenerator të cilat shfrytëzojnë energjinë.

The Times pretendon se aksionerët janë të pakënaqur dhe njëri prej tyre  ka kërkuar që produktet e pa shitura t’i ofrohen investitorëve të kompanive private, gjatë një takimi javën e shkuar.

Burberry e ka marrë çështjen e shpërdorimit shumë seriozisht.

Kompania thotë se ‘praktika e shkatërrimit të mallit stok është e zakonshme në industrinë e shitjes me pakicë.’

Raporti gjithashtu sugjeron se vlera e këtij shpërdorimi është përgjysmuar në dy vitet e fundit.

Burberry ka bashkëpunuar me modele të famshme, përfshirë Sienna Miller, Rosie Huntington-Whiteley dhe Romeo Beckham në fushatat e saj

Zakonisht linjat e veshjeve të kësaj firme janë ekstrem të shtrenjta, me një pakicë çantash shpine që kushtojnë 950 paund në Lindjen e Largët.

Pronarët kohët e fundit janë angazhuar për të ulur çmimet me 4% në tregun kinez për të ndihmuar shitjet.

Britanikët hoqën dorë nga 12.5 miliardë paund rroba vitin e shkuar, duke dërguar 300 mijë tonë në landfill.