MORI FUND/ Mily Cyrus dhe Liam Hemsworth ndahen pak përpara dasmës (FOTO) – AlpeGossip
MORI FUND/ Mily Cyrus dhe Liam Hemsworth ndahen pak përpara dasmës (FOTO)

MORI FUND/ Mily Cyrus dhe Liam Hemsworth ndahen pak përpara dasmës (FOTO)

Prej muajsh në mediat rozë përflitet për martesën e shumëpritur të Miley Cyrus-Liam Hemsworth, që përflitej se do të mbahej këtë verë.

Por mesa duket, dasmë nuk do të ketë më, pasi siç kanë raportuar mediat australiane, aktori i famshëm dhe këngëtarja 25-vjeçare i kanë dhënë fund fejesës disavjeçare. Shkak për ndarjen e tyre mesa duket është bërë një mosmarrëveshje në lidhje me kohën kur ata duhet të bëheshin prindër.

Një burim pranë çiftit ka thënë për “OK! Australia” se 28-vjeçari Hemsworth donte të niste një familje sa më parë, ndërsa Miley nuk ishte ende gati.

“Ai do fëmijë dhe nuk do ta shtyjë më këtë, por kjo nuk është ajo që Miley kishte ndërmend… Atij i është thyer zemra. Miley e shtyu dasmën dhe Liam po lodhej me këtë… Nuk kanë shkuar mirë muajt e fundit”, ka thënë burimi.

Ai ka shtuar se Miley në të vërtetë nuk ka dashur të martohet dhe të gjithë e kishin kuptuar këtë përveç aktorit, familja e të cilit gjithashtu i kishte kërkuar atij që të kthjellohej dhe të shihte realitetin.

“Por ai kishte besim tek Miley. Tani ndihet si një idiot!”-është shprehur burimi.

Në një intervistë të një viti më parë, këngëtarja dhe aktorja e famshme është shprehur se nuk e sheh si prioritet martesën dhe se mendonte që ishte ende shumë e re për këto gjëra.

“Po shpresoja të mund të shijoja dhe pak jetën para se të martohesha!”-ka thënë Cyrus.

Sakaq, një javë më parë ajo fshiu të gjitha postimet në Instagram, por ende nuk dihet nëse një gjë e tillë ka lidhje me ndarjen e përfolur.