FESTIVALI HISTORIK/ Ja 19 fituesit e “Këngës Magjike” që triumfuan ndër vite (VIDEO) – AlpeGossip
FESTIVALI HISTORIK/ Ja 19 fituesit e “Këngës Magjike” që triumfuan ndër vite (VIDEO)

FESTIVALI HISTORIK/ Ja 19 fituesit e “Këngës Magjike” që triumfuan ndër vite (VIDEO)

Prej 20 vitesh në ekranin shqiptar, “Kënga Magjike” u kthye në një traditë, ndërsa askush nuk do ta mendonte në 1999-n se ky festival do t’i jepte vlerat e munguara muzikës së vërtetë shqiptare. “Kënga Magjike” arriti të bëhej një festival që bashkoi brezat, rrymat e ndryshme, trendet e momentit dhe “theu” tabutë. Të gjitha këto për t’u mbledhur më pas në tre netë të veçanta dhe të rëndësishme për muzikën shqiptare.

Këtë vit dy netët gjysmëfinale do të mbahen në datat 5 dhe 6 dhjetor, ndërsa nata finale do të mbahet më 8 dhjetor në Pallatin e Kongreseve. Se kush do të jetë fituesi nuk e marrim dot me mend! Pavarësisht se disa këngë janë përfolur se mund të triumbojnë si, “Psikopatja jote” e Fifit dhe MC Kreshës, “Vuj” e Ronela Hajatit, “Zemra Ratata” e Aurela Gaçes dhe Eli Farës apo “Plas” e Flori Mumajesit.

Këngëtarja Aurela Gaçe është ajo që ka marrë më shumë kupa. 2007, 2014 dhe 2015 janë tre vitet në të cilat këngëtarja me vokalin e pakrahasueshëm arriti të rrëmbente çmimin e parë.

1999: Elsa Lila me këngën “Vetëm një fjalë”

Çmimi i parë në festivalin e parë të “Kënga Magjike” iu besua një zëri të ri. Elsa Lila ishte në fillim të karrierës, që me guximin për të kënduar përballë të mëdhenjve do të merrte mes 34 këngëve edhe shpërblimin e pakrahasueshëm të çmimit të parë dhënë nga një juri profesioniste, e kryesuar nga Anida Take. Këngëtarja do t’i rikthehej skenës pas 10 vitesh mungesë duke marrë jo vetëm emocionet e këngës, por edhe një vlerësim moral. Në skenën e festivalit, ajo u vlerësua me medaljen “Naim Frashëri”, nga vetë Presidenti i Republikës.

2000: Irma dhe Eranda Libohova me këngën “1000 ëndrra”

Edicioni i dytë i “Kënga Magjike” 2000 do të rikthente për herë të parë pas një mungese 15-vjeçare, bylbylin e Kosovës, Nexhmije Pagarushën. Një kujtim i shoqëruar me lot dhe duartrokitje të gjata. Fituese të atij viti u shpallën motrat Irma e Eranda Libohova me këngën “1000 ëndrra”.

2001: Rovena Dilo dhe Pirro Çako me këngën “Për një çast”

 

Juria e kryesuar nga shkrimtari Vath Koreshi, vlerësoi me çmimin e parë duetin e Rovena Dilos dhe Pirro Çakos, një këngë që shumë shpejt u kthye në hit. “Për një çast” ishte kënga që u përfol shumë për faktin se këngëtarët mund të ishin në një romancë së bashku.

2002: Mira Konçi me këngën “Një fjalë”

Mes 31 këngëve, juria e kryesuar nga Margarita Kristidhi vlerësoi me çmimin e parë Mira Konçin me këngën “Një fjalë”.

2003: Ema Bytyçi me këngën “Ku je ti?”

Ky ishte edicioni i parë i “Këngës Magjike” prej të cilit çmimi iku në Kosovë, pasi e fitoi Ema Bytyçi me këngën “Ku je ti?”.

2004: Irma Libohova me këngën “Prapë tek ti do vij”

Juria me Presidente zonjën Nexhmije Pagarusha shpalli fituese këngën “Prapë tek ti do të vij”, të kënduar nga Irma Libohova. (Video e këngës është fshirë nga “Youtube”)

2005: Genta Ismajli me këngën “Nuk dua tjetër”

Çmimi “Kënga Magjike 2005” shkoi tek këngëtarja Genta Ismajli me këngën “Nuk dua tjetër”.

2006: Armend Rexhepagiqi me këngën “Kur dashuria vdes”

Në finale mbërritën 19 këngë, nga të gjitha llojet e rrymave, por fitues i edicionit të 8-të u shpall Armend Rexhepagiqi me këngën “Kur dashuria vdes”.

2007: Aurela Gaçe me këngën “Hape veten ti”

Presidenti i jurisë Gaqo Çako bashkë me anëtarët e tjerë shpallën fituese këngën “Hape veten”, të interpretuar nga Aurela Gaçe.

2008: Jonida Maliqi me këngën “Njëri nga ata”

Fituese e këtij viti u shpall këngëtarja Jonida Maliqi me këngën “Njëri nga ata”.

2009: Eliza Hoxha e Rosela Gjylbegu me këngën “Rruga e zemrës”

Ishin këngëtaret Eliza Hoxha dhe Rosela Gjylbegu, ato që me votat e kolegëve këngëtarë morën çmimin e parë me këngën “Rruga e zemrës”, kompozuar nga Darko Dimitrov.

2010: Juliana Pasha e Luiz Ejlli me këngën “Sa e Shite Zemrën”

Fitues të edicionit të 2010-s u shpallën këngëtarët Juliana Pasha dhe Luiz Ejlli, me këngën “Sa e shite zemrën”, ndërkohë që për herë të parë votat e këngëtarëve për njëri-tjetrin u bënë publike.

2011: Redon Makashi me këngën “Më lër të fle”

Çmimin e parë, me votat e vetë këngëtarëve e mori Redon Makashi me këngën “Më lër të fle”.

2012: Alban Skënderaj me këngën “E refuzoj”

43 artistë pjesëmarrës votuan në mënyrë të hapur dhe shpallën fitues këngëtarin Alban Skënderaj me këngën “Refuzoj”.

2013: Besa Kokëdhima me këngën “Tatuazh ne zemer”

Kënga e Besa Kokëdhimës “Tatuazh në zemër”, një dedikim për nënën e saj, e shpalli fituese të edicionit të 15-të të festivalit “Kënga Magjike”.

2014: Aurela Gaçe ft Young Zerka me këngën “Pa kontroll”

Bashkëpunikmi shpërthyes dhe ritmik i Aurela Gaçes dhe Young Zerkës i mori zemrën publikut dhe këngëtarëve, të cilët e shpallën fitues në 2014-n.

2015: Aurela Gaçe me këngën “Akoma jo”

Këngëtarja me zërin e fuqishëm arriti të fitonte për herë të dytë rresht çmimin e parë dhe të tretin në 17 vite të festivalit “Kënga Magjike”.

2016: Rozana Radi me këngën “Ma thuaj ti”

Kënga me një temë shumë aktuale arriti të prekte çdo person edhe me koreografinë që përfshinte një vogëlushe.

2017: Anxhela Peristeri me këngën “E çmendur”