MERR JETË PROJEKTI/ Tanimë mbrëmjet do ti kalojmë me Kastro Zizon (FOTO) – AlpeGossip
MERR JETË PROJEKTI/ Tanimë mbrëmjet do ti kalojmë me Kastro Zizon (FOTO)

MERR JETË PROJEKTI/ Tanimë mbrëmjet do ti kalojmë me Kastro Zizon (FOTO)

Gjatë një intervistë më herët në “Zonë e Lirë”, Kastro Zizo na pat lajmëruar se ky vit do të ishte shumë i rëndësishëm për karrierën e tij në televizion dhe se një projekt shumë i rëndësishëm pritet të marrë jetë!

Më në fund, moderatori ka zbuluar surprizën! Përmes një postimi në profilin e tij në “Instagram”, Kastro Zizo njofton se janari i vitit 2019 e gjen në një “shtëpi” të re, pikërisht në televizionin “Ora News”. Në foton ku shfaqet me presidentin e kompanisë Ylli Ndroqi, Kastro zbulon edhe detajet e emisionit të ri.

“Zyrtarizoj kalimin tim te ‘Ora News’ me një projekt #latenightshow nga muaji janar. Një kalim nga platforma ‘Digitalb’ që meriton një falenderim të madh për vitet që kalova aty. Shihemi së shpejti!” – shkruan krahas fotos artisti.

Gjatë takimit, duket se Kastro Zizo është kujdesur edhe për veshjen, duke u paraqitur sa më dinjitoz me një kostum serioz dhe kapele.