“ERËRAT NUK PO I NDJEJ”/ Infektohet me koronavirus këngëtari i mirënjohur shqiptar (FOTO) – AlpeGossip
“ERËRAT NUK PO I NDJEJ”/ Infektohet me koronavirus këngëtari i mirënjohur shqiptar (FOTO)

“ERËRAT NUK PO I NDJEJ”/ Infektohet me koronavirus këngëtari i mirënjohur shqiptar (FOTO)

Këngëtari i mirënjohur dhe shumë i dashur për publikun shqiptar, Shkëlzen Jetishi ka rezultuar pozitiv në testin e Covid.

Lajmin e ka konfirmuar vetë këngëtari, i cili i kontaktuar nga gazeta Blic  ka thënë se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se aktualisht ndodhet në vetizolim.

“Jam në gjendje të mirë shëndetësore, por vetë erërat nuk po i ndjejë. Momentalisht ndodhem në vetëizolim”, tha Jetishi.

Kujtojmë se më herët Jetishi është detyruar nga Policia të qëndrojë i mbyllur në shtëpi pasi ishte shoqëruar me këngëtarin tjetër nga Gjakova Muhamet Sejdiu, i cili rezultoi pozitiv në testin për koronavirus.