U THA SE DO MARTOHESHIN/ E dashura e Johnny Depp fshihet në Rusi – AlpeGossip
U THA SE DO MARTOHESHIN/ E dashura e Johnny Depp fshihet në Rusi

U THA SE DO MARTOHESHIN/ E dashura e Johnny Depp fshihet në Rusi

Pak ditë më parë në të gjitha mediat rozë u përhap me shpejtësi lajmi se Johnny Depp shumë shpejt do shkonte drejt martesës me balerinën ruse, Polina Glen.

Ne lajme shkruhej se dyshja e njohur bashkëjetojnë, por Polina është larguar drejt Rusisë. Sipas “Daily Mail” balerina ruse po fshihet në shtëpinë e babait të saj në Shën Petersburg.

Në një dalje të saj në Rusi, Polina ishte e veshur shumë sportive dhe me kapele që lexonte “dashuri”. Nuk është e qartë se kur ajo është kthyer në Rusi, por pavarësisht thashethemeve për romancën e tyre, Polina ka shkuar në shtëpinë e saj për një event kërcimi.

Pavarësisht se Johnny Depp pati probleme të shumta pas ndarjes nga Amber Heard, kjo gjë nuk ka ndikuar aspak në marrëdhënien e tij me Polina Glen.

Aktori dhe balerina u njohën për herë të parë në Moskë, ku Johnny ndodhej për shkaqe pune.