KËNGA E RE/ Habit reperi shqiptar: Vajzat e duan leshin shqiptar (FOTO) – AlpeGossip
KËNGA E RE/ Habit reperi shqiptar: Vajzat e duan leshin shqiptar (FOTO)

KËNGA E RE/ Habit reperi shqiptar: Vajzat e duan leshin shqiptar (FOTO)

Me hitet e tij Gashi është kthyer në reperin shqiptar më të suksesshëm e që ka arritur famën ndërkombëtare. Gashi ka treguar se për të nuk ka qenë e lehtë të mbërrinte në majat që është sot, por ai nuk është dorëzuar e po sjell vazhdimisht këngë të reja.

Reperi ka bërë të ditur se në 5 prill do të publikojë këngën e tij të re e këtë njoftim për fansat e ka dhënë me anë të një fotoje ku shfaqet me këmishën e zbërthyer.

“Kënga e re në 5 prill. Vajzat e duan leshin shqiptar”, shkruan Gashi duke shkaktuar shumë komente në këtë foto.

Kujtojmë që kënga e fundit nga Gashi është “That’s mine”, e publikuar para një muaji e që erdhi në bashkëpunim me Ledri Vulën.

“That’s mine” ka pasur një sukses të madh e ka arritur mbi 5 milion shikime në Youtube.