NISIN BASHKËJETESËN/ Lidhja mes aktores dhe modeles së famshme bëhet serioze – AlpeGossip
NISIN BASHKËJETESËN/ Lidhja mes aktores dhe modeles së famshme bëhet serioze

NISIN BASHKËJETESËN/ Lidhja mes aktores dhe modeles së famshme bëhet serioze

Lidhja mes Ashley Benson dhe Cara Delevingne sapo u bë shumë serioze: vajzat ndërmorën një hap të madh në marrëdhënie duke vendosur të bashkëjetojnë.

Benson madje shiti shtëpinë e vet në Los Angeles, pasi tani do të jetojë në shtëpinë e modeles.

Ato nuk kanë folur asnjëherë vetë për marrëdhënien, e megjithatë burimet pranë tyre tregojnë se gjithçka po shkon “për mashallah” mes vajzave ose siç i thonë amerikanët: “great”!

Lajmet për një lidhje mes tyre u publikuan një vit më parë.

Konfirmimi i vetëm që ka ardhur nga ana e vajzave ishte përmes një përgjigjeje që i dhanë një komentueseje e cila i sugjeronte Ashley-t “të martohej me një djalë të mirë” në vend të Cara-s.

Modelja iu përgjigj:

“Ti ta shpif! Nëse ke ndonjë problem me dashurinë e vërtetë, eja ma thuaj në fytyrë, në vend se të shpërndash urrejtjen tënde patetike në Instagram.”