E PRESIM ME PADURIM/ Samanta Karavella bëhet si indiane në klipin e ri dhe duket super yll (FOTO) – AlpeGossip
E PRESIM ME PADURIM/ Samanta Karavella bëhet si indiane në klipin e ri dhe duket super yll (FOTO)

E PRESIM ME PADURIM/ Samanta Karavella bëhet si indiane në klipin e ri dhe duket super yll (FOTO)

Samanta Karavella mbetet prej vitesh një nga këngëtaret më të dashura për publikun e që gjithnjë ka qenë shumë e komentuar në media, si për aspektin profesional, ashtu edhe për jetën private pavarësisht se këtë pjesë është munduar ta ruajë hermetike.

Së fundmi Samanta po përgatitet për videoklipin e ri. Kënga mesa duket është gati dhe këngëtarja ka nisur xhirimet e klipit.

Ajo ka postuar sot në Instastory një video ku shfaqet si një indiane, me bizhuteri në kokë e madje me veshje tradicionale indiane, nga aq pak sa mund të shihet.

Samanta nuk ka zbuluar më shumë, por me siguri fansat pas këtyre pamjeve po presin me padurim publikimin e klipit.

Kujtojmë që kënga e fundit e Samantës mban titullin “Vonë” e që erdhi në bashkëpunim me Elinelin.