ÇMIMI I “KRIPUR” POR FANTASTIKE NË KËMBË/ Ja shapkat që ”fiksuan” VIP-et shqiptare këtë verë (FOTO) – AlpeGossip
ÇMIMI I “KRIPUR” POR FANTASTIKE NË KËMBË/ Ja shapkat që ”fiksuan” VIP-et shqiptare këtë verë (FOTO)

ÇMIMI I “KRIPUR” POR FANTASTIKE NË KËMBË/ Ja shapkat që ”fiksuan” VIP-et shqiptare këtë verë (FOTO)

Në sezonin e verës, shapkat luajnë një rol shumë të rëndësishëm në veshjen tonë. Të freskëta dhe të rehatshme për tu mbajtur ato janë pothuajse pjesë e çdo dite tonë.

Si çdo verë dhe kjo e këtij viti ka ardhur me një trend të veçantë. Shapkat që kanë dominuar këtë vit kanë qenë ato të firmës Hermes.

Të bukura dhe të përshtatshme për tu veshur në çdo moment të ditës, VIP-et tona mesa duket i kanë adhuruar.

Këto shapka me material lëkure vijnë në ngjyra të ndryshme dhe mund të kombinohen lehtësisht me çdo gjë. Mund të vishen për të dalë paradite, në darkë por dhe gjithashtu në plazh. Sigurisht duke u shoqëruar me veshjen e përshtatshme.

Përveç çmimit pak të ”hidhur” prej 650$, çdo gjë tjetër në lidhje me këto shapka është perfekte.

Ilda Bejleri

Lori Hoxha

Armina Mevlani

Sara Hoxha

Armina Mevlani

/AlpeGossip.al