''NA TREMËT SI TË SHPLARA''/ Komentet pikante të ditës, ja si fansat thumbojnë VIP-at (FOTO) - AlpeGossip
”NA TREMËT SI TË SHPLARA”/ Komentet pikante të ditës, ja si fansat thumbojnë VIP-at (FOTO)

”NA TREMËT SI TË SHPLARA”/ Komentet pikante të ditës, ja si fansat thumbojnë VIP-at (FOTO)

Edhe për ditën e sotme ashtu siç është bërë tashmë traditë, AlpeNews.al do t’ju njohi me komentet më pikante të ditës.

Fansat “sy mprehtë” janë të aftë të kapin çdo detaj apo të analizojnë të jetës së tyre duke servirur kështu thashetheme në rrjete sociale.

Më poshtë do të shihni komentet pikante të ditës:

Nora Istrefi është një nga këngëtaret dhe personazhet më të famshme shqiptare. Ajo gjithashtu është shumë aktive në rrjetet e saj sociale duke postuar kështu foto nga koncertet, projektet ose jeta e përditshme e saj.

Kjo e bën që të jetë shumë afër dhe në kontakt me fansat e saj të cilët gjatë gjithë kohës e komplimentojnë për pamjen që këngëtarja ka.

Së fundmi, Nora ka postuar një foto të vetën ku duket e lyer dhe e rregulluar, sigurisht e bukur si gjithmonë.

Teksa pjesa më e madhe e komentuesëve e komplimentonjë, ka dhe nga ata që nuk ndajnë të njejtin mendim . Një ndjekëse e Norës, nuk beson dhe aq shumë në bukurinë e këngëtares kështuqë shprehet mirnjohëse që photoshopi ekziston.

Arilena Ara është kthyer në një nga personazhet më të dashura të publikut shqiptar. Ajo njihet për thjeshtësinë e saj dhe kjo ndoshta e ka bërë dhe më të preferuar për ndjekësit e saj.   

Arilena është shumë aktive në rrjetet e saja sociale duke i lenë ndjekësit e saj të dinë çdo gjë për të. 

Bukuroshja sëfundmi ka zgjedhur të postojë një foto ku duket krejtsisht natyrale dhe pa grim. Me flokë të shkurtra e përball diellit Arilena ka pozuar për fansat e saj.

Teksa pjesa më e madhe e komplimentojë për thjeshtësinë dhe origjinalitetin, ka nga ta të cilëve as origjinalja nuk i pëlqen. Një vajzë i thotë se pavarësisht se Arilena do të duket natyrale, ajo ndihet e trembur pasi këngëtarja duket si e shplarë.

E çfarë mund të themi ne, origjinale nuk i duan, me grim nuk i duan as me photoshop nuk i preferojnë. Të ndajnë mendjen se në çfarë mënyre i pëlqejnë dhe t’ja thonë që ta kenë ”parasysh” për postimet e rradhës.

Luana Vjollca është një nga emrat më të përfolur të publikut shqiptar. Ajo është shumë e njohur për shkak të karrierës së saj por gjithashtu dhe të pamjes që ka. Bukuroshja është shumë aktive në Instagramin e saj ku gjatë gjithë kohës i mban ndjekësit e saj të infromuar në lidhje me projektet dhe përditshmërinë e saj.

Ditën e sotme, këngëtarja ka postuar një foto të sajën ku duket e bukur por ndryshe nga herët e tjera. Ajo ka ndryshuar tërësisht look dhe as Luan nuk mund ta njohi më veten pasi foton e ka shoqëruar me përshkrimin: Kush është kjo vajzë?

E mesa duket dhe një komentues ndan të njejtin mendim me Luanën sepse as ai nuk mund ta njohi më bukuroshen. 

/AlpeGossip.al