AI/AJO NUK JU KTHEN MESAZH? Ja 7 gjëra që duhet të bëni në këtë rast – AlpeGossip
AI/AJO NUK JU KTHEN MESAZH? Ja 7 gjëra që duhet të bëni në këtë rast

AI/AJO NUK JU KTHEN MESAZH? Ja 7 gjëra që duhet të bëni në këtë rast

A ka ndjesi më të keqe sesa ajo kur pret që dikush të të kthejë përgjigje? Mendimet që kalojnë në kokë janë nga më të tmerrshmet, aq më tepër nëse jeni akoma në fillimet e lidhjes dhe nuk e njihni mjaftueshëm.

E dimë se sa stresuese mund të bëhet kjo situatë, prandaj duam t’ju qetësojmë!  Kthimi i mesazheve është shndërruar në një problem unik përgjithë botës sot.Si ta përballoni këtë lloj “agonie”?

Thuajini vetes gjërat më poshtë!

1. “Është thjesht i zënë!”

Ti je e zënë gjatë ditës apo jo? Shumë nga ne, gjithashtu. Në fillimet e para të lidhjes, me shumë gjasa ti nuk je akoma prioritet për këtë njeri. Ata janë në punë, ka miq dhe familjarë të tjerë për të cilët duhet të mendojnë. Njerëzit e zënë kanë jetë të zëna, kështu që mund të jetë paksa e vështirë për ta të përgjigjen. Merrni frymë thellë dhe kujtojani vetes këtë.

2. “Është ok edhe nëse nuk është shumë i dhënë pas meje”

Mos dilni në një konkluzion të nxituar vetëm se ai/ajo nuk iu përgjigj në kohë mesazhit tuaj. Jepi pak kohë kohës.

3. “Është e hënë!”

Nëse nisni një bisedë në fillim të javës, gjasat që do t’ju vonohet përgjigja janë të mëdha. Shumë njerëz nuk bëjnë plane të hënave për në fundjavë, prandaj shmangeni këtë.

4. “Kujtoni se jo të gjithë janë të dhënë pas telefonave të tyre.”

Ndërkohë që prisni me padurim për një mesazh, kujtoni që personi tjetër mund të mos ta ketë farë në dorë celularin. Jo të gjithë janë të fiksuar pas tij 24/7. Kështu që mos paragjykoni asgjë!

5. Thuaj vetes: “Unë s’lexoj mendje”

Përsërit pas meje, “unë s’lexoj mendje”! Një nga gjërat që mund t’ju shkatërrojë mendërisht është të mendoni çfarë personi tjetër po mendon. Nuk ka asnjë mënyrë për ta zbuluar këtë, kështu që boll u përpoqët.

6. “Unë jam super e mirë!”

Është ide e mirë t’i kujtoni vetes sa vleni, ju kthen apo jo përgjigje ai/ajo.

7. “Është koha të dalë”

Bëj diçka tjetër në vend që të rrish e lidhur pas telefonit. Dil për vrap ose telefono një shoqe. Nëse je e shqetësuar për atë mesazh, thuaji vetes se kur të mbërrijë do të jesh aty për t’i kthyer përgjigje.