Moderatorja e njohur Elita Rudi, e cila u bë nënë për herë të parë në muajin shkurt të këtij viti, është kthyer në një ndër femrat më të komentuara të showbizit.
Ajo ka treguar se po e shijon shumë mëmësinë dhe herë pas here ndan me ndjekësit në Instagram poza të ëmbla të vogëlushit Zëri.
Ditën e sotme, moderatorja ka treguar në Instastory se në familjen e saj ka dy gëzime në një ditë, pasi të dy prindërit e saj festojnë ditëlindjen.
Elita ka publikuar një foto të prindërve, krahas së cilës i bën urimin special të ditëlindjes.
“Urime ditëlindjen babi dhe nani! Krenaria ime më e madhe jeni ju! Ju dua shumë!”- shkruan moderatorja krahas fotos së tyre.