SHUMË PRANË LINDJES/ Kate Middleton dhe Princ William vizitojnë Meghan në shtëpinë në Frogmore – AlpeGossip
SHUMË PRANË LINDJES/ Kate Middleton dhe Princ William vizitojnë Meghan në shtëpinë në Frogmore

SHUMË PRANË LINDJES/ Kate Middleton dhe Princ William vizitojnë Meghan në shtëpinë në Frogmore

Dita e lindjes së fëmijës së parë së Meghan Markle dhe Princ Harry po afron, ndaj dhe dukesha e Sussex është duke qëndruar në shtëpinë e saj në Frogmore. Pranë saj momentalisht ndodhet mamaja e 37-vjeçares, Doria Ragland, e cila ka udhëtuar disa ditë më parë drejt vajzës së saj.

Në këtë moment të veçantë të sajin, ka qenë pranë dhe Princ William dhe Kate Middleton, të cilët kanë shkuar për ta vizituar ditën e dielë, disa orë pas përfundoi shërbimi i festës në kishë. Ata shkuan për të takuar Meghan, duke qenë se ajo nuk mundi të bashkohej me ta në aktivitetin e organizuar nga pjesëtarët e pallatit ‘Kensington’.

Kujtojmë se në pak javë pritet që Harry dhe Markle të bëhen prindër për herë të parë me një fëmijë, gjinia e të cilit nuk është zbuluar akoma