ÇFARË PO NDODH? Ledjana fotografohet jashtë ambienteve të televizionit me ish-konkurrentin e “Për’puthen” – AlpeGossip
ÇFARË PO NDODH? Ledjana fotografohet jashtë ambienteve të televizionit me ish-konkurrentin e “Për’puthen”

ÇFARË PO NDODH? Ledjana fotografohet jashtë ambienteve të televizionit me ish-konkurrentin e “Për’puthen”

Rrjeti po zien nga aludimet se konkurrentja e “Përputhen”, Ledjana Prenga, mund të ketë një lidhje jashtë emisionit. Ndaj, çdo mashkull me të cilin ajo është parë gjatë kësaj kohe, është dyshuar si i dashuri i Ledjanës.

Disa javë më parë në mediat rozë u përhap me shpejtësi lajmi se Ledjana ishte e fejuar jashtë emisionit dhe se partneri i saj ndodhej në burg në Belgjikë. Mirëpo konkurrentja e “Për’puthen” i mohoi të gjitha akuzat, duke u shprehur se nuk ka asnjë marrëdhënie që e ka lënë pezull jashtë emisionit.

Megjithëse e mohoi në emision të ketë ndonjë lidhje jashtë “Për’puthen”, opinionisti Meridian Ramçaj vazhdoi t’i qëndojë mendimit se Ledjana diçka fsheh, madje dje publikoi një tjetër provë.

Ai ruajti një foto të konkurrentes, e cila kishte publikuar dhuratën romantike që kishte marrë për Shën Valentin, ndërsa postimi ishte fshirë menjëherë më pas.

“Mesazh dashurie në ditën e të dashuruarve dhe dhurata pafund? Kujt i mungon Ledjana sot dhe me kë ndihet e dashuruar? Urime Ledjana, por t’i kishe mbajtur më gjatë fotot pasi ishin të bukura dhe të ndjera”, ka shkruar Meridiani.

Së fundmi, të tjera foto kanë ngritur dyshime për marrëdhënien e supozuar të Ledjanës jashtë “Për’puthen”.

Në rrjet po qarkullojnë pamje ku konkurrentjs shfaqet me Ervin Koxherrin, djalin e larguar së fundmi nga emisioni.

Ata janë jashtë ambienteve të televizionit dhe si për koinçidencë, të dy janë veshur me të kuqe, teksa bisedojnë e buzëqeshin me njëri-tjetrin.