Ermal Mamaqi dhe Luana Vjollca prej vitesh kanë një miqësi të ngushtë me njëri-tjetrin dhe këtë na i kanë treguar edhe me anë të publikimeve së bashku.
Së fundmi Ermali ka postuar në insta-story një fotot të vjetër me Luanën, kur kanë qenë edhe në fillimet e karrierës së tyre. Edhe pse Luana ka ndryshuar shpesh ngjyrën e flokëve, rastësia bëri që të jetë bjonde edhe tani edhe në foto. Ata e kanë mbështetur njëri-tjetrin në sukseset e tyre dhe këtë e vumë re edhe në premierën e filmit “I Love Tropoja”, edhe pse Luana nuk ndodhej këtu ajo ja dha mbështetjen e saj nga Instagrami.
“5 vite më parë… Mu mbushën sytë tani që pashë ktë foto… Si ndryshon jeta. Disa lidhje që i humbasim gjatë kohës dhe nuk u dimë vlerën… na i merr mëndjen puna, tv dhe gjërat e kota. Nuk dimë të vlerësojmë ndjenjat e vërteta… E kam pas fiksim ktë Kaskën dhe ktë dorezën.” shkruan Ermali duke etiketuar dhe Luanën me emoji që qeshin. Duke nënkuptuar se gjithë atë shkrim “prekës” e kishte për kaaskën dhe dorezën. ALPEgossip.al