SOT FESTON DITËLINDJEN/ Kjo video e Yllit të vogël do t’ju zbukurojë ditën – AlpeGossip
SOT FESTON DITËLINDJEN/ Kjo video e Yllit të vogël do t’ju zbukurojë ditën

SOT FESTON DITËLINDJEN/ Kjo video e Yllit të vogël do t’ju zbukurojë ditën

Ylli Limani është kthyer në një ndër këngëtarët më të pëlqyer nga publiku, sidomos nga vajzat të cilat e adhurojnë si zërin ashtu dhe pamjen e tij. Sa herë ai jep ndonjë lajmërim për një këngë të re, fansat tregohen të paduruar duke numëruar ditët që kënga të publikohet.

Ditën e sotme Ylli feston ditëlindjen dhe ka mbushur 25 vjeç. Ai ka pritur mesnatën për të shpërndarë në profilin e tij të Instagramit një video të ‘Yllit të vogël’. Videoja është realizuar në një mjedis familjar dhe këngëtari është veçse fëmijë, një fëmijë i cili nuk e kishte besuar kurrë që një ditë do të jetonte ëndrrën e tij.

Në video dëgjohet zëri i një burri, i cili mund të jetë ose babai ose gjyshi dhe thotë: “Kush është ai bukurosh? Kush është ai?”. Më pas mamaja e këngëtarit i afrohet vogëlushit duke i thënë: “Thuaj unë jam Ylli.” Ylli ka zgjedhur një video të tillë të ëmbël të fëmijërisë për t’i uruar vetes ditëlindjen si dhe për t’iu treguar fansave të tij që asgjë nuk është e pamundur, ëndrrat mund të bëhen realitet. Krahas videos ai ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen për mua! I urrej ditelindjet, por i dua njerezit qe e rrethoj veten me ta cdo dite, e qe me japin dashuri, lumturi edhe kujtime te mira. Yllit te vogel ne video s’ju kishte besuar qe nje dite ka me jetu endrren e tij, e qe njerezit kane me e dasht e perkrah siç beni ju. Ju du!”