LULE DHE TULLUMBACE/ Luana Vjollca feston ditëlindjen dhe merr surprizën më të bukur në mesnatë (FOTOT) – AlpeGossip
LULE DHE TULLUMBACE/ Luana Vjollca feston ditëlindjen dhe merr surprizën më të bukur në mesnatë (FOTOT)

LULE DHE TULLUMBACE/ Luana Vjollca feston ditëlindjen dhe merr surprizën më të bukur në mesnatë (FOTOT)

Luana Vjollca ka pritur ditëlindjen me një super surprizë të organizuar në mesnatë.

Moderatorja ka publikuar një foto ku shfaqet në mesin e dekorimeve dhe buqetave gjigante me lule, enkas për ditëlindjen e saj të 29.

Gjithçka është organizuar në taracën e shtëpisë së moderatores, ku duket e gjithë Tirana në pëllëmbë të dorës.

Luana shfaqet e veshur me pizhama dhe pa grim, çka tregon se ka qenë një festë surprizë dhe e mbajtur sekret.

Tullumbace rozë, një tortë me një kukull bjonde që supozohet të jetë Luana duke bërë foto, shampanjë dhe lule pa fund shohim në fotot e publikuara nga moderatorja, e cila ka marrë me qindra urime.

Nuk e dimë se kush është autori i kësaj surprizë, por në sfond dëgjojmë zërin e Marinës, e cila ndodhet pranë motrës në këto momente speciale.

“Je gati për dëshirën”, e pyet Marina Luanën para se kjo e fundit të lëshojë tullumbacet në ajër!