Incidenti i frikshëm: Beyonce tmerrohet pasi i ngecin flokët në biçikletë gjatë stërvitjes – AlpeGossip
Incidenti i frikshëm: Beyonce tmerrohet pasi i ngecin flokët në biçikletë gjatë stërvitjes

Incidenti i frikshëm: Beyonce tmerrohet pasi i ngecin flokët në biçikletë gjatë stërvitjes

Beyonce është mbretëresha e industrisë muzikore dhe ka qenë në qendër të vëmendjes pas shfaqjeve të saj mbresëlënëse në “Coachella”.Mirëpo ndërkohë që ishte duke u stërvitur për shfaqjen e saj ta pabesueshme, 36-vjeçares i kishte ndodhur një incident i tmerrshëm.

Sipas një burimi për “The Sun”, ajo po merrte pjesë në klasën e stërvitjes “SoulCycle” në Los Angelos kur yllit botëror iu kapën flokët tek biçikleta.

“Disa muaj më parë ajo kishte flokë me të vërtetë shumë të gjatë dhe nuk i kishte lidhur siç duhet, por papritur flokët e saj u kapën tek rrota e biçikletës. Asaj iu desh të ndalonte menjëherë dhe u shkaktua pak zhurmë. Ishte e vështirë ti hiqje flokët nga makina e stërvitjes. Ishte një frikë e vërtetë.”,u shpreh burimi për “The Sun”.

Sipas këtij burimi, ky incident i ndodhi këngëtares së hitit “Lemonade” ndërsa ajo po ndiqte klasat e stërvitjes për të hequr kilogramët e tepërt pas lindjes së foshnjës dhe që prej atëherë nuk ka qenë më një tjetër klasë.